Mbyllet Calais, emigrantët ngrenë tendat në Paris
Numri i emigrantëve, të cilët flenë në rrugët e Parisit...

Numri i emigrantëve, të cilët flenë në rrugët e Parisit, është rritur të paktën tri herë që nga fillimi i javës.Pas mbylljes së kampit francez Calais shumica e refugjatëve janë duke lëvizur drejt kryeqëndrës franceze .
Përgjatë bulevardeve dhe kanalit në verilindje të Paris njëqind tenda janë bërë nga emigrantët, kryesisht afrikanë, të cilët thonë se ata janë nga Sudani, duke u përpjekur për të mbrojtur veten nga të ftohtit.
Zyra për emigrantët mikpritës dhe shoqërues thanë se numri i azilkërkuesve është rritur ndjeshëm nga 2000 në 3000.
Shumë emigrantë të paligjshëm vijnë me trena dhe autobusë në drejtim të Parisit.
Pasi kampi në fjalë në fund të kësaj jave ishte mbyllur, më shumë se 6.000 refugjatë janë zhvendosur në kampet në gjithë Francën.
Qyteti në Paris ka në plan të hapë dy qendra për emigrantë, por ato do të kenë kapacitet prej 1000 shtretër.
