Tërmeti në Itali, qytetarët kaluan natën jashtë, mblidhet qeveria

31.10.2016 11:33

Mijëra njerëz në pjesën qendrore të Italisë kanë kaluar natën në makina, tenda....

Mijëra njerëz në pjesën qendrore të Italisë kanë kaluar natën në makina, tenda dhe strehimore të përkohshme, pas tërmetit të katërt që goditi zonën në harkun kohor të tre muajve.

Shumë njerëz  kaluan natën në çadrat e ngritura pranë qytetit ose janë sistemuar në kampet e emergjencës të ngritura nga autoritetet në bregdetin e Adriatikut. Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia është në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërruar.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë, ku, për pasojë, është mbyllur sistemi i metrosë.

Mbi 2000 përllogaritet numri i banorëve të mbetur pa strehë. Zyra e mbrojtjes civile informon se numri i të pastrehëve pritet të shkojë tek 100 mijë persona.

Sot mblidhet Këshilli i Ministrave me Presidentet e katër rajoneve të dëmtuara nga tërmeti, për të marrë vendimet e duhura në përballimin e kësaj situate emergjence.