Pjesë të Çairit, Gjorçe Petrovit, Qendrës dhe Karposhit nesër pa energji elektrike
Konsumatorët nga rrugët "Serava" dhe "Sevastopolska" në komunën e Çairit....

Konsumatorët nga rrugët "Serava" dhe "Sevastopolska" në komunën e Çairit, nesër prej orës 8:30 deri në orën 12:00 do të jenë pa rrymë.
Prej orës 8:30 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e konsumatorëve nga Novo Sella, më saktë nënrrugët me nr. 2, 4, 6, 8, 10, 12, 14 dhe 16 në komunën Gjorçe Petrov.
Në periudhën kohore prej orës 9:00 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e konsumatorëve nga bulevardi "Republika e Krushevës", rrugët "Mirçe Acev" dhe "Cici Popoviq" në komunën Qendër, ndërsa prej orës 10:00 deri në orën 15:00 disa nga konsumatorët e rrugës "Skupi", më saktë objektet në rrethinë të nr. 1 shtëpiak në komunën Karposh.
Konsumatorët nga rrugët "Veleshka" dhe "Rade Jovçevski-Korçagin", komuna Qendër do të jenë pa rrymë prej orës 12:00 deri në orën 15:00.
Siç informoi QRMK e Qytetit të Shkupit, ndërprerjet bëhen për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrejtin elektrik. (mia.mk)
