SHOU BIZ

Rita Ora në skuadrën e Britanisë së Madhe

24.04.2014 11:22

Këngëtarja me origjinë shqiptare është shfaqur në Nju Jork me veshjen e ngjashme si të atletëve të skuadrës së Britanisë së Madhe në Lojërat olimpike të 2012-ës....

Rita Ora duket se ka vendosur të lërë muzikën për të vazhduar karrierën në sport. Këngëtarja me origjinë shqiptare është shfaqur në Nju Jork me veshjen e ngjashme si të atletëve të skuadrës së Britanisë së Madhe në Lojërat olimpike të 2012-ës.

Veshja e saj ku dominonte bluja e mbyllur dhe disa vija të kuqe e të bardha të kujtonin atleten Jessica Ennis-Hill me medaljen e fituar në Londër. Megjithëse, Ora nuk ka qenë jashtë Lojërave Olimpike, ajo ka marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse duke kënduar disa nga hitet e saj.