Alarm në Londër: Evakuohet urgjentisht parlamenti britanik!

31.10.2016 13:41

Parlamenti i Britanisë së Madhe është evakuuar për shkak të një kërcënimi për sulm....

Parlamenti i Britanisë së Madhe është evakuuar për shkak të një kërcënimi për sulm, raportojnë mediat britanike.

Sipas mediave në fjalë, stafi i parlamentit dhe anëtarët janë urdhëruar të lënë menjëherë ndërtesën.

Në disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale shihet se një numër i madh i njerëzve teksa kanë lëshuar ndërtesën e parlamentit.

Policia nuk ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me rastin.