Botë
Presidencialet në Moldavi, dominojnë pro-rusët, por nuk sigurojnë fitoren
31.10.2016 15:06
Zgjedhjet presidenciale në Moldavi do të shkojnë në një balotazh që do të mbahet muajin e ardhshëm, pasi kandidati pro rus nuk arriti të sigurojë shumicën e votave...

Igor Dodon ka fituar 48.5 për qind të tyre, ndërsa rivalja e tij më e afërt, kandidatja pro-evropiane, Maia Sandu, ka fituar 38.2 për qind.
Dodon duhej të fitonte të paktën 51 për qind për të shmangur raundin e dytë më 13 nëntor. Zgjedhjet e së dielës ishin zgjedhjet e para direkte presidenciale në Moldavi në 20 vjet.
Ato janë parë si betejë midis atyre që mbështesin lidhjet më të afërta me Rusinë dhe atyre që duan integrimin në Bashkimin Europian.
