Maqedoni
Saraj, përurohet ndërtesa e komunës
31.10.2016 15:32
Pushteti lokal në komunën e Sarajit prej sot do të funksionojë në objektin e ri komunal...

Kryetari i Sarajit, Bekim Murati, tha se pas 20 vitesh nga ekzistimi i kësaj komune, administrata komunale më në fund do të ketë objektin e saj.
“Pas 20 vitesh themelim të komunës së Sarajit, përfundimisht ne e kemi ndërtuar shtëpinë tonë dhe administrata komunale do të ketë vendin, hapësirën ku do të mund t’i kryejë punët dhe obligimet e përditshme ditore”,- deklaroi kryetari i Sarajit, Bekim Murati.
Kjo është vetëm faza e parë e këtij objekti, tha Murati, i cili bëri të ditur se në fazat e ardhshme do të punohet edhe për krijimin e hapësirave shtesë që t’i mundësohet administratës komunale të ofrojë shërbime sa më cilësore për banorët e Sarajit.
GYLTENE SINANI
