Januzaj konfirmon se ka pranuar të luajë për Belgjikën
Pas trajnerit të Belgjikës, Mark Vilmots edhe Januzaj ka konfirmuar për faqen zyrtare të klubit se kombëtarja e tij do të jetë ajo belge........

Ylli shqiptarë i Mançester Junajtedit, Adnan Januzaj ka konfirmuar se ka pranuar ftesën që të luajë me kombëtaren e Belgjikës.
Pas trajnerit të Belgjikës, Mark Vilmots edhe Januzaj ka konfirmuar për faqen zyrtare të klubit se kombëtarja e tij do të jetë ajo belge.
19-vjeçari që kaloi një sezon fantastik te “Djajtë e Kuq” që nga debutimi i tij në gusht në ndeshjen kundër Uiganit në Uembli, pak muaj pasi ishte shpallur Lojtari më i mirë i vitit te ekipi rezervë.
Januzaj sivjet ka realizuar 32 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar katër gola, përfshirë edhe dy kundër Sanderlendit në tetor.
Shumë herë ishte spekuluar se për cilën kombëtare do të luajë Januzaj, duka pasur parasysh se shumë kombëtare e dëshironin atë në rradhët e veta. Përveç Belgjikës, ishin edhe Turqia dhe Anglia që e dëshironin talentin shqiptarë, dhe kuptohet edhe më shumë kombëtarja shqiptare, e cila edhe njëherë tjetër po humb një talent të madh të futbollit evropian.
Vendimi i Januzajt, ka zhgënjyer shumë shqiptarë, por edhe trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhiani De Biazi, i cili shpresonte në një përgjigje pozitive të futbollistit kosovarë, me përfshirjen e të cilit Shqipëria me siguri se do të ishte një skuadër tjetër. (infOSport.mk)