Maqedoni

Trajanov: Iku koha e Ahmetit dhe politikës nacionaliste Ahmeti: Trajanov, një komunist antishqiptar

31.10.2016 17:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, e akuzoi BDI-në për politikë nacionaliste...

Sipas tij, nëse dikush mendon se nëpërmjet nacionalizmit do të vijë në pushtet, gënjehet, sepse një kohë e tillë tanimë ka ikur.
 
“Të gjithë ata që mendojnë se edhe më tej munden me ekstremizëm, me nacionalizëm të fitojnë vota, mendoj se gënjehen. Qytetarët janë përcaktuar për demokraci, paqe dhe bashkëjetesë, dhe ata të cilët do të prezantojnë një platformë të tillë në publik dhe natyrisht të njëjtën ta implementojnë, ata do të fitojnë mbështetje. Koha e Ahmetit dhe atyre që gënjehen me ekstremizëm ka kaluar”,- deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
 
Lideri i BDI-së, Ali Hameti, i është kundërpërgjigjur Trajanovit, duke theksuar se ai është një komunist i vjetër dhe idetë e tij për demokracinë janë të vonuara, pasi ai ka qenë pjesëmarrës në shumë organizime antishqiptare.
 
“Unë mendoj se z. Trajanov ka pasur mundësi, sepse është një politikan i kahershëm, ka vite të tëra në politikë që në lidhjen komuniste të Jugosllavisë, si administrator i lartë i shtetit dhe pjesëmarrës në shumë organizime antishqiptare, prandaj është i vonuar me këto ide. Këto ide u takojnë atyre që dinë të ndërtojnë vizion, ardhmëri dhe histori dhe jo Pavle Trajanevit”,- tha kryetari i BDI-së,Ali Ahmeti.
 
Trajanov ngacmoi edhe VMRO-DPMNE-në, drejtuesit e së cilës së fundmi po ashtu po përdorin retorikë nacionaliste. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU