Botë
UNICEF: rreth 300 milion fëmijë thithin ajër toksik
31.10.2016 18:07
Rreth 300 milionë fëmijë në botë jetojnë në zona me ajër shumë toksik, thuhet në një raport të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF...

Rreth 220 milionë i këtyre fëmijëve jetojnë në Azinë Jugore, në zona ku ndotja e ajrit është gjashtë herë më e lartë se normat ndërkombëtare, të vëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake, tha se ndotja e ajrit është një “faktor i madh kontribuues në vdekjen e rreth 600,000 fëmijëve”.
“Ndotja e ajrit është një faktor i madh i cili kontribuon në vdekjen e rreth 600.000 fëmijëve nën moshën 5 vjeçare, ndërsa rrezikon jetën dhe të ardhmen e miliona të tjerëve çdo ditë. Ndotësit jo vetëm që rrezikojnë zhvillimin e mushkërive te fëmijët, por ata në fakt kalojnë barrierën e trurit dhe e dëmtojnë atë në vazhdimësi, duke ndalur edhe funksionimin dhe zhvillimin e tij, me këtë edhe të ardhmen e tyre. Asnjë shoqëri nuk mund të përballojë injorimin e ndotjes së ajrit”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake.
Imazhet satelitore vërtetojnë se rreth 2 miliard fëmijë jetojnë në zonat ku ndotja e ajrit në natyrë shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si shfrytëzimi i automjeteve, përdorimi i lëndëve të rënda djegëse, fosileve, pluhurit dhe djegies se mbeturinave të cilat bëjnë udhëzime minimale të cilësisë së ajrit të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Azia Jugore ka numrin më të madh të fëmijëve që jetojnë në këto zona dhe ai shënon 620 milion, të cilën e pason Afrika me 520 milionë fëmijë.
Azia Lindore dhe Paqësori kanë rreth 450 milionë fëmijë që jetojnë në zonat të cilat tejkalojnë kufijtë udhëzuese.
Studimi gjithashtu shqyrton pasoja të rënda të ndotjes së brendshme, të shkaktuara zakonisht nga përdorimi i lëndëve djegëse si qymyri dhe druri, të cilët shfrytëzohen për gatim dhe ngrohje, e që ndikojnë tek fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta kryesisht në zonat rurale.
Bashkë ndotja e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm janë të lidhura drejtë me pneumoninë si dhe me sëmundje tjera të traktit respirator.
UNICEF u bëri thirrje qeverive, të cilat do të takohen në Marok muajin e ardhshëm për të biseduar për ngrohjen globale, që të kufizojnë përdorimin e lëndëve të caktuara djegëse.
LEUNORA KALIQI
