Botë

Shqipëri, Basha: Po shfrytëzohen gratë dhe fëmijët për kultivimin e kanabisit

31.10.2016 18:23

Në Shqipëri, trafikantët e drogës i shfrytëzojnë gratë dhe të rinjtë në mënyrë më të keqe, duke i çuar symbyllur në arat me kanabis...

Ky është denoncimi që bëri lideri i opozitës, Lulzim Basha, para qytetarëve të Burrelit. Basha tha se e gjithë kjo bëhet nën mbrojtjen e policisë, e cila ndan me trafikantët paratë e krimit.
 
Kjo gjendje, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, është pasojë direkte e inkriminimit të shtetit nëpërmjet kriminelëve që futi në parlament.
 
Në fund të takimit, Basha tha se Rama s’ka asnjë bilanc në këtë fundmandat, prandaj shpreson që me paratë e drogës dhe shantazhin e krimit të grabisë votat e qytetarëve.
 
Sipas statistikave zyrtare të policisë, vetëm gjatë muajit tetor janë sekuestruar mbi 20 ton drogë në Shqipëri.
 
LULJETA NDOKA