Rritet numri i parashtresave për diskriminim
Diskriminimi në bazë etnike është konstatuar edhe në raste me romët e pushuar në një qendër tregtare të Shkupit dhe për moslënien e futjes së romëve në njërin prej pishinave në qytet……

Përdorues të drogave, para se t'u jepet shërbimi stomatologjik, janë dërguar për testim të HIV/SIDA-s dhe hepatitit, ndërsa pastaj shërbimi u është kryer në hapësira të veçanta të bodrumeve me pajisje speciale për çka kanë paguar më tepër. Ky është një ndër katër rastet nga 84 të parashtruarat vjet, tek të cilët Komisioni për diskriminim ka vërtetuar diskriminim, edhe atë vetëm në bazë të pagesës.
Diskriminimi në bazë etnike është konstatuar edhe në raste me romët e pushuar në një qendër tregtare të Shkupit dhe për moslënien e futjes së romëve në njërin prej pishinave në qytet. Rasti i katërt ka të bëjë me diskriminimin në bazë të përkatësisë politike, rast i detektuar në Komunën Karposh.
Numër më i madh i parashtresave në vitin 2013 janë nga fusha e punës dhe e raporteve të punës - 36, 10 i përkasin arsimit, shkencës dhe sportit, nga nëntë për sigurinë sociale dhe qasjen deri te të mirat dhe shërbimet, shtatë nga fusha e jurisprudencës dhe administratës. Parashtrues më të zakonshëm kanë qenë personalisht qytetarët, por ka edhe të atilla të parashtruara nga përfaqësues ose nga organizata joqeveritare.
Komisioni sot e promovoi "Guidën për baza diskriminuese", ndërsa gjithashtu janë prezantuar edhe konstatime nga huluimtimi për shpalljet diskriminuese.
Ngjarja promotive u mbajt në organizim të Komisionit për mbrojtjen nga diskriminimi dhe OSBE-ja.
