Maqedoni

Maqedonia, strategji pesëvjeçare me KB-në

31.10.2016 18:32

Maqedonia nënshkroi strategji pesëvjeçare me Kombet e Bashkuara “Partneriteti për zhvillim të qëndrueshëm”...

Strategjia u nënshkrua nga zëvendëskryeministri, Nikolla Poposki, dhe koordinatorja e përhershme e KB-së, Louisa Vinton, në kuadër të shënimit që e organizon Ministria e Jashtme.

Qëllimi i dokumentit për zbatimin e të cilit nga viti 2016-2020 janë paraparë 120,9 milion dollarë amerikane, është promovimi i zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm, si dhe mbështetja e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Janë dakorduar pesë sfera parimore për bashkëpunim: punësim, qeverisje të mirë, përfshirje sociale, qëndrueshmëri të mjedisit jetësor dhe barazi gjinore.

Vinton me këtë rast theksoi se familja e Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të punojë me partnerët në institucionet qeveritare, shoqërinë civile dhe bashkësinë ndërkombëtare që të sigurohet se në frymën e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm asnjë qytetar nuk do të lihet anash.