Botë

Chicago, “shtrigat” shkaktojnë 17 viktima, midis tyre edhe dy binjakë

31.10.2016 20:16

Më shumë se 17 persona gjetën vdekjen dhe të paktën 41 të tjerë u plagosën të premten në mbrëmjen në Chicago të Shteteve të Bashkuara...

Në mesin e viktimave janë edhe dy binjakë 17 vjeçar, të cilët mbetën të vrarë të dielën më mëngjesi në lagjen e vjetër të qytetit.
 
Policia tha se vëllezërit po qëndronin jashtë bashkë kur nga një automjet me ngjyrë të errët u hap zjarr ndaj tyre. Edwin Bryant u qëllua në gjoks dhe më pas edhe vëllai i tij Edward, i cili u qëllua në gjoks dhe në kokë.
 
Ata po transportoheshin në Spitalin Northwestern Memorial kur vdiqën. Të shtunën në mbrëmje, dy gra u qëlluan brenda një restoranti popullor në lagjen “Auburn Gresham”.
 
Një person i maskuar hapi zjarri ndaj tyre. Të gjitha këto sulme lidhen me festën e Halloween, një festë pagane shtrigash.