Botë

Një garandë tanku e qëlloi ndërtesën e KB-së në pjesën perëndimore të Alepos

01.11.2016 10:04

Një granatë tanku sot e goditi ndërtesën e KB-së në pjesën perëndimore të Alepos, duke dëmtuar katet më të epërme, kumtoi organizata botërore...

"Është tmerr që ndërtesa, ku gjenden hapësirat e KB-së, ishte cak i drejtpërdrejtë. Ne ashpër e dënojmë dhunën e përforcuar në tërë qytetin Alepo, që solli deri te vdekja e shumë civilëve, mes të cilëve edhe fëmijë", theksoi një përfaqësues i KB-së në Siri.
 
Ai nuk konfirmoi nëse në shpërthimin ka viktima eventuale dhe cila palë në konflikt është përgjegjëse për gjuajtjen e granatës.
 
Në ditët e fundit grupe kryengritëse po zhvillojnë luftime në pjesën perëndimore të Alepos, qytet nën kontroll të regjimit, me qëllim që të tentojnë ta depërtojnë bllokadën në pjesën lindore të qytetit./mia