Maqedoni
Në maj mbahet festivali teatror në Shkup
24.04.2014 18:07
Me qëllim të rikthimit të teatrit të kohës së antikës, kur shfaqet mbaheshin në natyrë...

Me qëllim të rikthimit të teatrit të kohës së antikës, kur shfaqet mbaheshin në natyrë, do të realizohet festivali teatror në Shkup, me ç’rast shfaqet teatrale do të mbahen në ambient të hapur.
Si lokacione janë të parapara Çarshia e Vjetër dhe Parku i Çairit, ndërsa shfaqet do të përzgjidhen prej të gjitha trojeve shqiptare.
“Festivali planifikohet të fillojë në fund të muajit maj apo fillimi i qershorit, kurse sa u përket shkaqeve të cilat janë selektuar, ne jemi në bisedën e sipër, por natyrisht shfaqet që do të selektohen prej Shqipërie, Kosove, Maqedonie dhe Presheve, do të jeni të njoftuar si media”, tha selektuesi i shfaqeve, Hamdi Rashiti.
“Ideja është që përveç ekipit aktoresk të Shqipërisë, Kosovës, atje ku frymojmë shqip, që të ftohen edhe kritik teatri, njerëz, tekst-shkrues, që pasi të realizohet shfaqja, nesër të debatohet në Librarinë e Çarshisë, të debatohet për dramën shqipe dje, sot dhe nesër”, u shpreh drejtori i Festivalit, Ylber Murtezi.
Realizimi i këtij festivali teatror mbështet financiarisht nga Komuna e Çairit, Ministria e Kulturës dhe OJQ-ja “Alternativa”.
FLUTURA LATIFI
