Botë

Kreu i MI5 Parker: Rusia po vepron në mënyrë agresive

01.11.2016 13:07

Kreu i Agjencisë britanike të inteligjencës MI5, Andrew Parker, ka paralajmëruar se Rusia po vepron gjithnjë e më shumë “në mënyrë agresive"...

Kreu i Agjencisë britanike të inteligjencës MI5, Andrew Parker, ka paralajmëruar se Rusia po vepron gjithnjë e më shumë “në mënyrë agresive" për të penguar kundërshtarët e saj në Perëndim.

“Ajo po i përdor të gjitha organet e saj shtetërore dhe fuqinë për të shtyrë politikat e saj të jashtme në mënyra shumë agresive – përfshirë propagandën, spiunazhin, subversionet dhe sulmet kibernetike. Rusia po punon gjithandej Europës dhe edhe në Mbretërinë e Bashkuar, sot. Është detyrë e MI5 që ta parandalojë”, tha Parker në një intervistë me “The Guardian”.

Anijet britanike gjatë muajit të kaluar e zbuluan një aeroplanmbajtës rus se po lëvizte përmes Detit Verior drejt Mesdheut, që zyrtarët britanikë të mbrojtjes e cilësuan si një “test të qartë” për forcat britanike dhe të NATO-s.