Demokratët përplasen me FBI-në: Po aplikoni paturpësisht dy standarde

01.11.2016 14:06

Demokratët amerikanë kanë ashpërsuar marrëdhënien e FBI-në...

Demokratët amerikanë kanë ashpërsuar marrëdhënien e FBI-në pas rihapjes së dosjes së skandalit të e-maileve.

Zyrtarët e fushatës së Hillary Clintonit kanë akuzuar Byronë Federale të Investigimit se në mënyrë të paturpshme po mban dy standarde.

Menaxheri i fushatës së Clintonit, Robi Muk, thotë  se FBI duhet të sillet njësoj edhe me bashkëpunëtorët e Donald Trump.

Drejtuesi i Byrosë Federale, James Comey, bëri thirrje që t’i jepeshin fund akuzave publike se Moska ka ndërhyrë në procese të brendshme zgjedhore të Partisë Demokrate në Shtetet e Bashkuara me qëllim që të bënte të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet presidenciale që mbahen pas shtatë ditësh.

Sipas Comey, këto akuza i japin mundësi Rusisë që të kuptojë se deri në çfarë pike kanë arritur hetimet, ndaj nënvizoi se është më mirë që çështje të tilla të trajtohen nga ekspertët dhe jo nga mediat. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga demokratët, të cilët akuzuan edhe njëherë miliarderin, Donald Trump, se ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe se Moska dëshiron që ai të vihet në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Rihapja e dosjes së e-maileve ka ndikuar negativisht në fushatës e demokrates, Hillary Clinton.

Diferenca mes dy kandidatëve, duke marrë për bazë sondazhet e realizuara së fundmi, është ngushtuar ndjeshëm. Për këtë arsye ekspertët shprehen se gara vijon të mbetet e hapur deri në ditën e fundit të fushatës elektorale.