Botë

Itali, sërish tërmet, lëkundje prej 4.8 ballë

01.11.2016 15:10

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në Italinë Qendrore...

Kësaj here, tërmeti 4.8 ballë e kishte epiqendrën në Macerata, por është ndjerë fuqishëm edhe në Marke dhe Umbria. Tërmeti ka shkaktuar kaos, duke bërë që njerëzit të dalin në rrugë.
 
Mediat italiane raportojnë se brenda një ore kanë rënë edhe tre tërmete të tjera prej 3.6 ballë. Grupi i mbrojtjes civile po i verifikon dëmet e fundit.
 
Ky ishte tërmeti i pestë i fuqishëm që goditi zonën në harkun kohor të tre muajve.
 
Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë i shkallës Rihter, që konsiderohet më i forti që prej vitit 1980, goditi në afërsi të rajonit, ku mbetën të vdekur 300 persona gjatë tërmetit të regjistruar në muajin gusht.
 
Mbi 2000 përllogaritet numri i banorëve të mbetur pa strehë. Zyra e mbrojtjes civile informon se numri i të pastrehëve pritet të shkojë në 100 mijë persona.