Maqedoni

Përmbytjet - kompanitë e sigurimit, deri tani qytetarët kanë marrë 450.000 euro

01.11.2016 15:40

Gjithsej 450.000 euro u janë paguar familjeve nga rajonet e përmbytura, por kompanitë e sigurimit disponojnë edhe me 500.000 euro mjete shtesë...

Gjithsej 450.000 euro u janë paguar familjeve nga rajonet e përmbytura, por kompanitë e sigurimit disponojnë edhe me 500.000 euro mjete shtesë, sepse vlerësimi i dëmeve ende po zgjat, informoi sot Agjencia për Supervizion të Sigurimit.
 
Sipas Agjencisë, prej 860 të paraqiturve, bazë për kompensim nuk kanë pasur 257 qytetarë. Në konferencën për shtyp persona nga rajonet e përmbytura, biznesmenë, pensionistë dhe transportues i këmbyen përvojat e tyre pozitive, siç thanë, polica të sigurimit të realizuara me sukses.
 
Pronari i "Vezë Sharri", të cilit në një zjarr të madh i është djegur ndërtesa deri në themel, për 18 ditë ka marrë 1,2 milionë euro, dëmi për kamionët e përmbytur të transportuesit nga Shkupi i është kompensuar për 25 ditë, ndërsa një pensioniste për banesë të djegur ka marrë dëmshpërblim për një periudhë prej dy muajve.
 
ASS porositi qytetarët, ndërmarrjet, kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha, zejtarët, bujqit, institucionet shtetërore etj, ta njohin rolin e rëndësishëm të sigurimit si mënyrë më të mirë, efikase dhe më ekonomike për ballafaqim me humbjet potenciale financiare dhe kompensimin e dëmeve.
 
Kompanitë e sigurimit në vend kanë nivel të volitshëm të kapitalit, rezerva adekuate dhe  nivel të mjaftueshëm të mjeteve likuiduese financiare për servisim të obligimeve.
 
Drejtori i Agjencisë, Klime Poposki, informon se këtë vit është paguar shuma më e lartë individuale e dëmit në dekadën e  fundit, gjithsej 6,7 milionë euro për helikopterin e MPB-së që u rrëzua në vitin 2014.
 
BESIM ABDULLAI