Maqedoni
Gjuha e urrejtjes e pranishme në internet
24.04.2014 18:11
Fenomeni i gjuhës së urrejtjes në internet, ka shënuar rritje sidomos te të rinjtë...
Fenomeni i gjuhës së urrejtjes në internet, ka shënuar rritje sidomos te të rinjtë, u tha në debatin e sotëm të organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”.
Ata e dënuan ashpër këtë fenomen dhe me argumente dhe porosi kërkuan që të gjithë të kontribuojmë në zhdukjen e gjuhës së urrejtjes.
“Me fillimin e fushatës kundër gjuhës së urrejtjes, si institucion që është përgjegjëse për vëzhgimin e punëve në interes të të rinjve, rikonfirmuam angazhimet tona që të kontribuojmë në tolerancë më të madhe, bashkëpunim më të madh dhe mirëkuptim mes të rinjve”, tha drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Marjan Spaseski.
“Kemi realizuar një sërë aktivitetesh, realizuam mekanizmin kundër gjuhës së urrejtjes dhe në mënyrë të hapur diskutuam në këtë temë me komisionin për mbrojtje nga diskriminimi”, u shpreh një studente.
Për të arritur një qëllim në jetë nuk duhet të përdorim gjuhën e urrejtjes, pasi ekzistojnë shumë mënyra të tjera, të cilat nuk dëmtojnë askënd.
Sipas studentëve të pranishëm në debat, ditëve të fundit jemi dëshmitar që kjo gjuhë nuk është lënë anash pa u përdorur edhe në tubimet e partive politike.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
