Ministria e Kulturës, rikthehet në eter muzika nga Maqedonia
Ministria e Kulturës solli vendim për ndalimin e kryerjes së vendimit të Kuvendit të MDMA-së...

Ministria e Kulturës solli vendim për ndalimin e kryerjes së vendimit të Kuvendit të MDMA-së me të cilën ndalohet emetimi i veprave muzikore autoriale nëpërmjet emetimit radiodifuziv, sepse është vlerësuar se nuk është në pajtim me dispozitat e Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtat e lidhura.
“Ministria e Kulturës ka shqyrtuar me kujdes vendimin e Kuvendit të MDMA-së dhe është konstatuar se i njëjti nuk është në pajtim me dispozitat e Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtat e lidhura”,- thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.
“Vendimi i Ministrisë hyn në fuqi në ditën e sjelljes. Në këtë rast edhe njëherë përkujtojmë se autorët e veprave muzikore kanë të drejtë, përmes organizimit adekuat për menaxhim kolektiv ose individual, të ndalojnë shfrytëzimin e veprave të tyre, por në mënyrë dhe nën kushte të cilat janë në pajtim me Ligjin për të drejtë autoriale dhe të drejta të lidhura”,- thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.
