Remenski: Padi penale për Spasovin dhe Popovskin
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska–Remenski....

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska–Remenski, ka paralajmëruar padi penale kundër zëvendësit të saj, Dime Spasov, dhe kundër drejtorit të Agjencisë për Punësim, Vllado Popovski.
Padia ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ndërkaq Remenski do të dorëzojë kërkesë te prokurori shtetëror, që të shqyrtojë situatën. Ajo u bëri thirrje Spasovit dhe Popovskit që të japin dorëheqje.
“Gjatë ditës së nesërme deri te Qeveria e RM–së tani më është përgatitur informata, në Prokurorinë Themelore Publike do të ngrejë padi penale për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare në lidhje me shfrytëzimin e shërbimeve për personat që në këtë rast në mënyrë joligjore kanë shfrytëzuar automjetet në pronë të Agjencisë për Punësim”,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska–Remenski.
Remenski përkujtoi se me vendim të Qeverisë, në vitin 2015, katër vetura të MPPS-së i janë dhënë Agjencisë për Punësim, pa ndonjë kompensim, që do të thotë se askush nga kjo ministri nuk ka mundur që t’i shfrytëzojë.
Nuk ka asnjë marrëveshje të re me të cilën i lejohet që Spasov të marrë në shfrytëzim nga Popovski veturë zyrtare dhe sipas Remenskit ligji është i qartë, se veturat e Agjencisë për Punësim mund t’i shfrytëzojnë vetëm të punësuarit e brendshëm. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
