Maqedoni

KShZ, hapen zyra shtesë në 17 komuna

01.11.2016 18:02

Kontrolli në Listën Zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit zhvillohet pa probleme në të gjitha njësitë rajonale të KShZ-së...

Kontrolli në Listën Zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit  zhvillohet pa probleme në të gjitha njësitë rajonale të KShZ-së dhe në zyrat e komunave, në mënyrë elektronike, informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

KShZ ka hapur zyra shtesë në 17 komuna në të cilat aktualisht nuk ka njësi rajonale. Në këto zyra çdo ditë, prej orës 8:30 deri në orën 19, qytetarët mund të kontrollojnë nëse janë në listë dhe kjo është mundësi e mirë edhe për të gjithë qytetarët me të dhëna kontestuese.

Zyrat e tilla funksionojnë në Saraj, Gjorçe Petrov, Studeniçan, Likovë, Dolnen, Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë, Jegunovc, Tearcë, Mavrovë - Rostushë dhe Vrapçisht.

Deri dje, në njësitet rajonale kontroll kanë bërë 766 votues. Të paraqitur për votim nga diaspora deri tani janë 4.973 shtetas të RM-së, ndërsa nga 29 mijë e 858 votuesit me të dhëna kontestuese, janë paraqitur vetëm 29.

Kontrolli publik në Listën zgjedhore filloi më 29 tetor dhe do të zgjasë deri më 11 nëntor.