Maqedoni
Veljanovski priti vëzhguesit e OSBE-së
24.04.2014 18:17
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, i ka pritur anëtarët e OSBE-së...

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, i ka pritur anëtarët e OSBE-së, pjesë e misionit mbikëqyrës të zgjedhjeve parlamentare të udhëhequra nga koordinatori special i misionit, Kristin Mutonen, nga Austria.
Gjatë këtij takimi, kryetari i Parlamentit Veljanovski, ka shprehur kënaqësitë e tij sa i përket rrethit të parë zgjedhorë të Zgjedhjeve Presidenciale, të cilat janë zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike, duke siguruar se edhe zgjedhjet më 27 prill do të kalojnë në të njëjtën mënyrë. Edhe koordinatorja e OSBE-së, Kristin Mutonen, shpreson se këto zgjedhje do të jenë të pavarura, fer dhe demokratike.
“Kemi biseduar me shumë politikan, jemi munduar të marrim një pasqyrë të mirë për vendin dhe ditën e diel ne do të mbikëqyrim procesin zgjedhorë dhe shpresojmë që këto zgjedhje të jenë të lira, fer dhe demokratike”, deklaroi nga OSBE-ja, Kristin Mutonen.
Të pranishmit në këtë takim u njoftuan edhe me rrjedhat e sjelljes dhe ndryshimeve të kodit zgjedhorë, të cilat janë pranuar edhe nga Qeveria edhe nga Opozita.
Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, tha se ka qenë i habitur nga deklaratat e liderit të Opozitës maqedonase më 13 prill sa i përket rezultateve zgjedhore, se nuk do t’i pranojë rezultatet nëse nuk janë në favor të tyre dhe kjo duke pasur parasysh se Opozita nuk ka dërguar asnjë vërejtje për procesin zgjedhorë më 13 prill deri te organet kompetente për realizimin e zgjedhjeve në Maqedoni.
Veljanovski gjithashtu ka thënë se është shumë i rëndësishëm procesi zgjedhorë për Maqedoninë, gjegjësisht Zgjedhjet e parakohshme Parlamentare dhe rrethi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale, të kalojnë në atmosferë sa më të qetë, fer dhe demokratike, ku pa marrë parasysh rezultatet, partia e cila ka marrë më pak vota duhet të pranojë rezultatin dhe të urojë fituesin më 27 prill.
BESIM ABDULLAI
