Maqedoni

Shilegov: Dygjuhësia, spin i VMRO-DPMNE-së

01.11.2016 18:14

LSDM vlerëson se çështja e dygjuhësisë në Maqedoni është e rregulluar me Kushtetutë...

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, thotë se çështjen e dygjuhësisë në opinion e ka hapur VMRO dhe jo opozita maqedonase.

Tema e dygjuhësisë është spin i shtëpisë propaganduese të VMRO-DPMNE-së.

“Çështja e përdorimit të gjuhëve është e rregulluar me Kushtetutë, është e rregulluar me ligjet të cilat në Kuvend i solli pikërisht koalicioni VMRO-BDI”,- tha Shilegov.

Këto komente ai i bëri në zonën e lirë ekonomike në Radovish, ku dy vjet më parë, ish kryeministri Gruevski paralajmëroi investim të ri dhe hodhi edhe gurthemelin, por sot në vendin e njëjtë ka vetëm një fushë të zbrazur.