Maqedoni
Mateç, përurohet shkolla e rikonstruuar
01.11.2016 18:20
Në fshatin Mateç të Komunës së Likovës është përuruar objekti i rikonstruuar i Sh. F. “Kultura”...

Rikonstruimi i tërësishëm ka kushtuar mbi 200 mijë euro, mjete këto të siguruara falë një kredie të marrë nga ana e komunës së Likovës.
Tashmë nxënësit e kësaj shkolle i kanë të gjitha kushtet e domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.
Për shkak të aktiviteteve meremetuese, nxënësit e kësaj shkolle për dy muaj të plotë mësimin e ndoqën në ambientet e Sh. F. “Dituria” në fshatin Likovë.
NEXHAT AQIFI