Maqedoni

Tregu i kapitalit, ekspertët: Ndihmesë për shtetin dhe sektorin privat

01.11.2016 18:30

Tregu i kapitalit mund të shërbejë si një mjet shumë i dobishëm për zhvillimin e shtetit dhe sektorin privat...

Ekspertët thonë se është e nevojshme të rritet vetëdija rreth bursës, pasi ajo mund të shërbejë si ndërmjetësues në financimin e kompanive nga themelimi deri në zhvillimin e tyre.
 
Por, në këtë proces është shumë i rëndësishëm edhe përkrahja nga shteti. 
 
“Nëpërmjet studimeve të ndryshme është treguar që sektori bankar me ndihmën e shtetit mund të jetë një stimul i madh për zhvillimin e tregut të kapitalit dhe ekonomisë në përgjithësi”,- tha Henes Takaq nga Banka Europiane.
 
“Zhvillimi i tregut të kapitalit është një proces i gjatë, nuk ka lëvizje të shpejta dhe të lehta të gjërave, është e lidhur me mentalitetin e bizneseve, sigurisë dhe qëndrueshmërisë të sistemit ligjor dhe përmirësimet e nevojshme”,- tha drejtori ekzekutiv i bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev.
 
Sipas tyre, duhen shtuar përpjekjet që sektori privat në të ardhmen mos të bazojë zhvillimin vetëm në marrjen e kredive, por të shikojë edhe mënyra tjera të financimit. 
 
GAZMEND KURTISHI