Maqedoni
LSDM mbajti tubim në Prilep
24.04.2014 18:24
LSDM-ja ka bërë thirrje deri te qytetarët që të dielën në mënyrë masovike të dalin në zgjedhje...

LSDM-ja ka bërë thirrje deri te qytetarët që të dielën në mënyrë masovike të dalin në zgjedhje, sepse sipas tyre, 40% e votuesve janë me opozitën.
Mes tjerash ftuan edhe qytetarët shqiptarët që të mos i bojkotojnë zgjedhjet, sepse Maqedonia do të ketë prosperitet vetëm nëse respektohen të gjithë qytetarët.
Sido që të jenë rezultatet e zgjedhjeve, qëllimi për Maqedoni evropiane do të vazhdojë, theksoi përpara qytetarëve të Prilepit kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski.
“Edhe pas 27 prillit, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, shpresoj se ai do të jetë rezultat i shkëlqyer për ne të gjithë, për të vazhduar luftën për Maqedoni evropiane dhe demokratike. Jam i gatshëm së bashku me ju dhe miqtë, të luftojmë, ta bëjmë Maqedoninë ajo që meriton të jetë pa asnjë kalkulim”, deklaroi kandidati për president nga LSDM, Stevo Pendarovski.
LSDM-ja do ta kthejë në jetë klasën e mesme dhe do të hap perspektivë për qytetet e zonës numër katër në fushat ekonomike, tha bartësi i listës në këtë rajon, Hari Llokvenec.
“Si bartës liste kam shëtitur tërë zonën zgjedhore numër katër. Kam nënvizuar në të gjithë zonën mes tjerash se njerëzit dëshirojnë ta kthejnë jetën e klasës së mesme, e cila njëherit është edhe shtylla e programit të LSDM-së”, u shpreh bartësi i listës zgjedhore numër katër, Hari Llokvence.
Maqedonisë i nevojitet ndryshim për një fillim të ri, i nevojitet një luftë për Maqedoninë, luftë për fëmijët tanë, theksoi në Prilep kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Para qytetarë Zaev premtoi subvencione për bujqit, agronomët dhe kultivuesit e duhanit, ngaqë sipas tij, ai është njohës i mirë i nevojave për këto lloje veprimtarie.
“Bujqësia është dega më e rëndësishme e ekonomisë së Maqedonisë. Për këtë arsye e kemi patjetër të sjellim zgjidhje për bujqësinë, punë që e kam punuar edhe unë dhe e di peshën dhe rëndësinë”, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Kemi dëshmuar se qytetarët, para së gjithash janë vizioni i LSDM-së. Kemi koncept të ri për një jetë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, theksuan në Prilep përfaqësuesit e LSDM-së.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
