Botë

Plot 2.5 ton kanabis shkarkohet në mes të ditës në plazh

01.11.2016 21:15

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur trafikantët e drogës shkarkojnë 2.5 ton drogë në një plazh të Spanjës në sytë e turistëve të shumtë...

Duket se atyre nuk u ka bërë përshtypje fare akti i pazakontë, ndërsa turistët shihnin të habitur gjithçka ndodhte. Droga u shkarkua nga një anije e vogël e ardhur nga Maroku, teksa pritej nga automjete të shumta përfshirë edhe Land Rover.
 
Një turist ka filmuar gjithçka. Droga është shkarkuar mesditën e së premtes së shkuar, ndërsa videoja është publikuar sot.
 
Një duzinë kontrabandistësh meshkuj, disa prej të cilëve të veshur me kostum shihen duke sjellë në breg lëndën narkotik kanabis, e cila shkarkohet për 15 minuta. Policia arriti 5 minuta pasi ata u larguar. Aktualisht nuk ka arrestime.
 
Kjo nuk është hera e parë që trafikantët janë filmuar duke punuar në mes të ditës. Në qershor të vitit të shkuar, një skaf me drogë u shkarkua në brigjet e Gjibraltarit në mes të ditës.