Model i integruar për mësim efikas në institucionet e arsimit të lartë
Në Institutin për biznes ekonomi në Shkup....

Në Institutin për biznes ekonomi në Shkup sot do të prezantohet modeli i integruar për përforcim të mësimit efikas dhe inovativitetit tek institucionet e arsimit të lartë.
Ngjarja është pjesë e projektit evropian për partneritet inovativ strategjik për arsim të lartë evropian, financuar nga Komisioni Evropian përmes Programit Erazmus plus.
Projekti fokusohet drejt krijimit të qasjes inovative për arsim sipërmarrës dhe vendosje të lidhjes ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe komunitetit afarist.
Gjatë dy viteve të kaluara Instituti për biznes ekonomi në rolin e koordinuesit e implementoi këtë projekt në bashkëpunim me katër institucione të arsimit të lartë nga Italia, Sllovenia dhe nga Letonia. (mia.mk)
