Ditë të efikasitetit energjetik të Qytetit të Shkupit

02.11.2016 09:30

Prej sot fillojnë Ditët e efikasitetit energjetik të Qytetit të Shkupit....

Prej sot fillojnë Ditët e efikasitetit energjetik të Qytetit të Shkupit në korniza të së cilave do të mbahet konferencë, trajnim dhe ditë të hapur për qytetarët.

Konferenca do të mbahet sot dhe do të mbajë fjalim kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Është planifikuar të mbahen tre panele në të cilat do të prezentohen arritjet e Qytetit të Shkupit në sferën e efikasitetit energjetik, arritjet në komunat e Shkupit dhe teknologjive energjetiko­efikase.

Nesër do të mbahet trajnim për konsumin efikas të energjisë për personat drejtues të objekteve nën ingerencën e Qytetit të Shkupit, ndërsa të premten në sheshin "Maqedonia" do të organizohet Ditë e hapur për qytetarët. (mia.mk)