Komunikacioni në Urën e Mullisit në rrugën Mavrovë – Dibër nëpër një korsi

02.11.2016 09:51

Për shkak të kryerjes së punëve në rrugë, komunikacioni në rrugën magjistrale Mavrovë – Dibër...

Për shkak të kryerjes së punëve në rrugë, komunikacioni në rrugën magjistrale Mavrovë – Dibër, në Urën e Mullisit, prej sot e deri të hënën do të zhvillohet nëpër një korsi, në mënyrë të alternuar, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

LAMM paraprakisht informoi edhe se aksi ndërmjet Bistrencit – Koreshnicës në rrugën rajonale Vojshanci – Bistrenci – Koreshnicë, prej sot e deri të shtunën do të jetë e mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore-asfaltuese.

Komunikacioni sot në mëngjes, në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. (mia.mk)