Maqedoni
VMRO-DPMNE mbajti tubim në Kumanovë
24.04.2014 18:29
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kandidati për president i kësaj partie dhe Koalicionit për Maqedoni më të Mirë...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kandidati për president i kësaj partie dhe Koalicionit për Maqedoni më të Mirë, Gjorge Ivanov, nga Kumanova apeluan për bashkim të forcave, me qëllim që siç theksuan ata, të realizohet fitore e dyfishtë, që askush të mos mund të pengojë implementimin e 2 mijë e 46 projekteve të parapara në programin e VMRO-DPMNE-së.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Maqedonisë edhe ata që votuan për ne edhe ata që votuan për LSDM-në apo për ndonjë parti më të vogël edhe ata që nuk votuan për askënd për arsye të ndryshme, ta lexojnë këtë program, t’i shohin këto 2 mijë e 46 projekte dhe t’i bashkëngjitet koalicionit fitimtarë, partisë fitimtare, e cila i realizon premtimet dhe e mban fjalën, koalicioni që fiton në 7 cikle zgjedhore dhe më 27 prill do të themi se fiton në 9 cikle zgjedhore në nëntë vitet e fundit. Të festojmë më 27 prill për fitoren e dyfishtë, fitoren me mbi 500 mijë vota të Gjorge Ivanovit dhe fitore të madhe, të fuqishme të 62 deputetëve për VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin për Maqedoni më të Mirë”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Ndërsa kandidati për president i kësaj partie, Gjorge Ivanov edhe njëherë përsëriti se nuk do të pranojë ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.
“Duke e dëgjuar mendimin tuaj për Republikën e Maqedonisë, thashë dhe do ta përsëris, nuk pranoj ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë. Nuk pranoj ndryshimin e kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, Republika e Maqedonisë”, u shpreh kandidati për president i VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov.
Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar sot edhe ndaj akuzave për korrupsion që i ka shpalosur LSDM-ja për kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Në ditët e kaluara me dokumente dhe dëshmi e vërtetuam falsifikimin që Zaevi e prezantoi para opinionit nga Zagorec Tumbovski, theksoi Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE. Por LSDM-ja nuk u ndal aty dhe nuk kërkoi falje, por vazhdoi.
Paramendoni, i amnestuari për kriminalitet prej 8 milion eurosh, Zoran Zaev, për ndihmë në fushatë e ka ftuar të dënuarin për kriminalitet nga Gjyqi Suprem, Zagorec Tumbovski, theksoi Dimovski. Sipas tij, asgjë tjetër nga LSDM-ja edhe nuk mund të pritet.
Le të vazhdojë kështu, qytetarët do të shohin se ç’farë partie është LSDM-ja. Tumbovski siç tha ai, është dënuar për falsifikim të dokumenteve, për larje parash dhe fshehje tatimesh nga ana e Gjyqit Suprem, në kohën e VMRO-DPMNE-së. Prandaj normalisht se as ai e as Zaev nuk e duan VMRO-DPMNE-në, tha Dimovski.
GYLTENE SINANI
