Zjarri në barin e Vietnamit lë të vdekur 13 persona
13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri....

13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një bar karaokesh në Vietnam.
Mediat e huaja raportojnë se zjarri shpërtheu në barin e ndërtesës tetëkatëshe në lagjen Cau Giay, në Hanoi, pasditen e së martës.
Zjarrfikësve iu deshën pesë orë për ta fikur zjarrin, derisa përveç viktimave, të plagosur mbetën dhe dy policë.
Një roje e kësaj ndërtese bëri të ditur që stafi tentoi për të kontrolluar flakët, por nuk arriti. Zjarri u përhap dhe në tre ndërtesa të tjera fqinje, duke shkaktuar djegien e një makine dhe motorëve në rrugë.
Kryeministri vietnamez, Nguyen Xuan Phuc, ka urdhëruar policinë për të hetuar shkakun e zjarrit dhe për të ndëshkuar ata nëse ka thyerje të ligjit në këtë rast.
