Maqedoni

Disa komuna të Shkupit nesër pa energji elektrike

02.11.2016 13:39

Disa nga shfrytëzuesit e energjisë elektrike në fshatin Çardak, nesër prej orës 8:30 deri më 15:30 do të mbeten pa rrymë...

Disa nga shfrytëzuesit e energjisë elektrike në fshatin Çardak, nesër prej orës 8:30 deri më 15:30 do të mbeten pa rrymë, ndërsa prej orës 8:30 deri më 11:30 energji elektrike nuk do të kenë edhe fshatrat Çuçer, Sandevë, Mirkovcki, Gronjani, Banjani dhe manastiri Shën Ilia në komunën Çuçer Sandevë.
 
Pa rrymë nesër në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 11:30 do të jetë fshati Saraj - pjesa rreth restorantit "Oreov lad" dhe Hotelit Saraj, si dhe rruga drejt komunës së Sarajit. Prej orës 8:30 deri në orën 13:00 një pjesë e rrugës "Viktor Hygo", rruga "553", rruga "368", rruga "Drenak" dhe rruga "Nevena Georgieva Dinja" komuna Kisella Vodë.
 
Prej orës 8:30 deri më 15:30 nesër pa energji elektrike do të jetë një pjesë e fshatit Vollkovë rruga "5" në komunën Gjorçe Petrov. Në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 8:00 rruga "Leningradska" dhe një pjesë e rrugës "11 tetori" në komunën Qendër. Nesër prej orës 8:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jetë rruga "Prashka" numrat 54, 56, 58 dhe 60 dhe rruga "Prtashka" ndërtesa 19 në komunën Karposh.
 
Pa energji elektrike nesër prej orës 9:00 deri në orën 15:00 do të jetë një pjesë e rrugës "Boris Bojaxhiski" dhe rruga "Lluka Gerov" nënrrugët 14 dhe 16 në komunën Gjorçe Petrov dhe prej orës 9:00 deri në orën 15:00 rruga "9 maji" në komunën Qendër. Prej orës 12:00 deri në orën 15:00 nesër pa rrymë do të jetë një pjesë e fshatit Saraj komuna e Sarajit.
 
Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me krizat e Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjet janë investimet në rrjetin elektrik./mia