Maqedoni
KShZ: 4.872 mërgimtarë të paraqitur për votim në diasporë
02.11.2016 14:23
4.872 persona që janë me punë të përkohshme jashtë vendit janë lajmëruar për ta realizuar të drejtën e tyre të votimit...

4.872 persona që janë me punë të përkohshme jashtë vendit janë lajmëruar për ta realizuar të drejtën e tyre të votimit, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Kontrollin publik në listën zgjedhore deri më tani e kanë bërë 766 votues dhe të gjithë të tjerët këtë gjë mund ta bëjnë deri më 11 nëntor.
Ashtu si njoftuan nga KShZ-ja, nga 29.858 persona si votues të kontestuar, janë lajmëruar 83 persona, prej të cilëve 73 personave iu është vërtetuar e drejta e votës.
Një paraqitje është në fazën e shqyrtimit, ndërsa nëntë janë në fazën e përpunimit.
