Maqedoni

PPD takime në malsinë e Tetovës

24.04.2014 18:35

Kandidatët për deputet në njësinë zgjedhore numër gjashtë nga radhët e PPD-së...

Kandidatët për deputet në njësinë zgjedhore numër gjashtë nga radhët e PPD-së, mbrëmë kanë zhvilluar takim me qytetarët e Malësisë së Tetovës, gjegjësisht me banorët e fshatin Veshallë. 
 
Bartësi i listës në këtë njësi zgjedhore, Muhamed Halili, gjatë shpalosjes së platformës politike, theksoi se për vendbanimet rurale programi i PPD-së parasheh krijimin e një blegtorie intensive, të mbështetur nga fondet vendore dhe ato të Bashkimit Evropian.
 
Me këtë program, do të përmirësohet anashkalimi i shqiptarëve në fondet të cilat deri më tani sipas Halilit, janë zbrazur në vendet e banuara me popullatë maqedonase.
 
Sipas tij, Sharri ka kapacitete dhe resurse natyrore për prodhimin e produkteve ushqimore, pa aplikuar industrinë e pesticideve. Për këtë arsye, PPD i ka dhënë prioritet bujkut shqiptar dhe zonave rurale, theksoi në Malësinë e Tetovës bartësi i listës nga radhët e PPD-së, Muhamed Halili.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU