Maqedoni

Tramvaji në Shkup do të zëvendësohet nga 50 autobusë elektrikë

02.11.2016 16:13

Marrja e 50 autobusëve të ri elektrikë të cilët do të jenë zëvendësim i tramvajit në Shkup...

Marrja e 50 autobusëve të ri elektrikë të cilët do të jenë zëvendësim i tramvajit në Shkup, është plani për periudhën e ardhshme të Qytetit të Shkupit, me çka parashihet të ulen gazrat e qelqta në qytet dhe me këtë të kontribuohet për uljen e ndotjes. 
 
“Ne si qytet i Shkupit i ndjekim trendet europiane dhe shohim se autobusët elektrikë po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e transportit urban. Me një matematikë të thjeshtë, një autobus i tillë kushton 600 mijë euro, nëse i blejmë 24 të tillë do na kushtojnë rreth 14-15 milion euro dhe ka një ndryshim të madh me 180 milionë euro sa do të kushtonte tramvaji”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
 
Në konferencën për efikasitet energjitik u ndanë edhe 10 certifikata për këshilltarë energjitikë dhe shumë komuna të Shkupit prezentuan masat e marra për efikasitet energjitik.
 
ERSAN PAJAZITI