Botë
Trafiku i drogës në Shqipëri, Lu: Qeveria ta luftojë më fort fenomenin
02.11.2016 16:51
Në këtë situatë të shtimit të kultivimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri, ambasadori amerikan ka deklaruar se qeveria duhet të punojë më fort për luftimin e këtij fenomeni...

Ai ka thënë se DEA amerikane po punon ngushtë me autoritetet shqiptare që në fillim të kapen “peshqit e mëdhenj”, të cilët janë përgjigjes për kanabisimin e Shqipërisë.
Deklaratat ambasadori Donald Lu i ka bërë në rrjetin social, facebok, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në faqen e ambasadës.
Sa i përket reformës në drejtësi, Lu tha se gjyqtarët e kanë marrë inat kur ai u ka vënë në dukje orët e shtrenjtat që mbajnë, si simbol i luksit të shtuar.
Nga ana tjetër ia ka pohuar se disa ministra i vlerëson maksimalisht, e të tjerëve u jep notën zero. Por, çështja e drogës ka qenë sërish edhe në vëmendjen e Partisë Demokratike.
Në përfundim të saj, lideri, Lulzim Basha, tha se Rama është bërë njësh me krimin dhe kartelin e drogës.
Basha vijoi se “vetëm me largimin e Ramës do të mund të kthehet drejtësia në Shqipëri”.
LULJETA NDOKA
