Botë

Sfida FBI-Clinton, publikohet dosja komprometuese

02.11.2016 17:09

FBI ka publikuar një tjetër dosje që ka të bëjë me familjen Klinton...

Bëhet fjalë për amnistinë që ish-presidenti, Bill Klinton, i ofroi një mikut të tij financier, i arratisur në Zvicër, për t’iu shpëtuar akuzave për evazion fiskal.
 
Dosja prej 129 faqesh, që i përket 17 viteve më parë, është pasqyruar në faqen e internetit të FBI-së, ku bëhen publike dokumentet e deklasifikuara, mbi bazën e Ligjit për lirinë e informimit.
 
Tepër i ashpër ishte reagimi i drejtuesve të fushatës së kandidates demokrate, që polemizojnë mbi kohën e shpejtë me të cilën po vepron FBI-ja, pas njoftimit të disa ditëve më parë për rihapjen e hetimeve mbi çështjen e e-maileve të Hillary Clintonit.
 
“Duke qenë se nuk ka një skadencë për publikimin e këtyre informacioneve, ky veprim në këtë moment duket i çuditshëm. A do të postojë FBI-ja diçka edhe për Trumpin?”,- tha në një reagim stafi i demokrates.
 
Çështja kontroverse e rikthyer në qendër të vëmendjes nga viti 2003 u hetua pikërisht nga James Comey, kreu aktual i FBI-së, atëherë prokuror i përgjithshëm. Hetimet u mbyllën pa asnjë rezultat në vitin 2005.
 
Duke mbrojtur vendimin për publikimin e dokumenteve, FBI-ja theksoi se kishte respektuar ligjin dhe se e kishte bërë këtë pas kërkesave të bëra mbi bazën e lirisë së qasjes tek informatat. 
 
GYLTENE SINANI