Maqedoni
RDK mbajti tubim në Çajle të Gostivarit
24.04.2014 18:38
Rilindja Demokratike Kombëtare e Rufi Osmanit ka vazhduar fushatën e saj në fshatin Çajle të Gostivarit...

Rilindja Demokratike Kombëtare e Rufi Osmanit ka vazhduar fushatën e saj në fshatin Çajle të Gostivarit, duke prezantuar kështu kandidatët e saj për në Kuvendin Republikan.
Kreu i kësaj partie, nga të pranishmit kërkoi mbështetjen e tyre për t’i thënë siç tha ai, fund zullumqarëve.
Ai më tej u ka thënë banorëve të Çajles se më 27 prill, duke votuar kandidatët e RDK-së, ju do t’u jepni kartonin e kuq të tjerëve dhe njëkohësisht do t’i ktheni ata në histori.
“Njerëz të amanetit të mirë, në Çajle në Gostivar kemi një motiv më shumë, kemi një amanet që këtyre zullumqarëve që vitin e kaluar na e vodhën fitoren, të cilën e kishim të garantuar, që e kishim të pastër si loti, t’u revanshohemi në këto zgjedhje, këto zullumqarë bllokuan të gjitha vendbanimet shqiptare vetëm brenda një viti, nxorën nga puna mbi 500 intelektual shqiptarë, duke përfshirë edhe kandidatin tonë për deputet, Abilin”, deklaroi kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.
Në parlament unë do të jem ujku i vjetër, por pak më i egërsuar, ata më njohin mua, por nuk e njohin Rufi Osmanin, kur do të jemi të gjithë bashkë në Parlament, ata nuk mund t’i shpëtojë as Car Dushani në Shkup, tha kandidati për deputet Izet Zeqiri.
Sipas tij, është koha për një politikë ndryshe, politikë që do t’ua kthejë krenarinë shqiptarëve, RDK-ja është e vetmja parti politike shqiptare e cila me punë ka dëshmuar se si t’i përfaqësojë interesat e shqiptarëve dhe si t’i mbrojë ato.
Ju keni zgjedhur rrugën e drejtë, kjo rrugë është e vërtetë, ju keni pasur rast të verifikoni këtë nëpërmjet personaliteteve tona, punëve dhe veprave tona, jam këtu t’u konfirmoj se unë mbaj përgjegjësi që ky ekip i zgjedhur i intelektualëve të rinj e profesionistëve të dëshmuar, nënkupton fitore.
Para të pranishmëve folën edhe kandidatët për deputet.
RINA TURKESHI-SAITI
