Maqedoni

Mbindërtimi i objektit të Gjykatës Penale, Pançevski: Shtesën do t’a prishim vetë

02.11.2016 17:47

Kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, informoi se investitorët në fjalë kanë rënë dakord që rrënimin e objektit ta bëjnë vet.
 
Kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, informoi se investitorët në fjalë kanë rënë dakord që rrënimin e objektit ta bëjnë vet.
 
“Investitorët vendosën që objektin në fjalë ta kthejnë në gjendjen paraprake, gjegjësisht para marrjes së lejes së ndërtimit nga ana e kryetarit të komunës Qendër. Janë bërë vlerësimet e nevojshme para dhe pas ndërtimit të këtij objekti. I posedojmë të gjitha dokumentet që nevojiten, do t’i presim rezultatet e ankesave të bëra kundër vendimit të komunës dhe në rast se konstatohet parregullsi, investitorët do të ngritin padi penale kundër komunës Qendër”,- deklaroi kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.
 
Në komunën Qendër nuk kanë dyshime se objekti në fjalë është i jashtëligjshëm dhe nuk posedon leje ndërtimi.
 
“Asnjë investitor nëse është i bindur në atë që ka shkruar në ankesë nuk do ta bëjë atë që po e bëjnë këta për momentin. Ata e dinë se ndërtimi i tyre është i paligjshëm, për atë arsye ata vet vlerësuan se duhet shembur objekti. Ne në këtë rast aspak nuk dyshojmë në vendimin tonë të shqiptuar ndaj tyre”,- tha Koço Stojçevski nga komuna Qendër.
 
Ditë më herët kryetari i komunës Qendër, Zhernovski, firmosi vendimin për rrënimin e objektit në fjalë, ndërsa javë më parë ata konstatuan se Vlladimir Pançevski së bashku me dy investitorë dhe me vendim të shqiptuar për riparim dhe sanim të fasadës së Gjykatës Penale, ata pa leje kanë ndërtuar edhe dy kate shtesë mbi objektit ekzistues.
 
REXHEP QAMILI