Maqedoni

Kundërpërgjigjet VMRO-DPMNE, instaluam aparaturë me vlerë prej 115 mln euro

02.11.2016 18:07

Përmes një kumtese partia maqedonase në pushtet u është kundërpërgjigjur akuzave të LSDM-së...

“Kulmi i tragjikomedisë është kur Shilegov, zëdhënësi i fabrikës së aferave, merr e jep dokumente për qendrat shëndetësore në Krivogashtan dhe Sekirarc”,- thonë nga VMRO-DPMNE.  
 
Nga partia në pushtet porosisin Shilegovin që “të dalë  njëherë të shëtisë në Ohër, Shtip dhe Manastir, apo në Klinikën për Fëmijë në Kozle dhe në Klinikën Gjinekologjike që të bindet se aparaturat janë instaluar dhe mjekët e qytetarët janë të kënaqur. Instaluam aparaturë me vlerë 115 milion euro, që funksionon, dhe aparatura është funksionale, njësoj si do jetë aparatura e re prej 33 milionë eurosh që paralajmëruam”,- thonë nga VMRO-DPMNE.