Maqedoni
Votuesit e kontestuar, KShZ: janë paraqitur vetëm 120 deri tani
02.11.2016 18:20
Kanë mbetur edhe nëntë ditë nga përfundimi i procesit të shqyrtimit publik të listës zgjedhore, por nga 3 mijë votuesit e kontestuar...

Kanë mbetur edhe nëntë ditë nga përfundimi i procesit të shqyrtimit publik të listës zgjedhore, por nga 3 mijë votuesit e kontestuar, vetëm 120 janë paraqitur deri tani për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Ata që janë paraqitur kryesisht kanë zgjedhur mënyrën elektronike që KShZ ka vënë në dispozicion, megjithëse ka pasur edhe paraqitje personale në njësitë e KShZ-së.
Ndërkohë që ka arritur në 4.872 numri i votuesve të interesuar për të votuar në diasporë.
Për organizimin e zgjedhjeve në diasporë janë të nevojshëm të paktën 6 mijë e 500 votues dhe po kaq votues duhet që një kandidat të mund të zgjidhet deputet nga radhët e diasporës.
