Autoritetet ruse mbyllin zyrën e Amnesty International në Moskë
02.11.2016 18:19
Zyrës së organizatës Amnesty International që merret me të drejtat e njeriut...

Zyrës së organizatës Amnesty International që merret me të drejtat e njeriut, i është mbyllur selia e saj në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë.
Një zëdhënës i kësaj organizate, ka thënë për gazetën britanike The Independent, se kur ka arritur stafi në mëngjes në unë, dyert e objektit ishin të mbyllura dhe energjia elektrike ishte ndërprerë dhe sistemi i alarmit ishte deaktivizuar, transmeton Klan Kosova.
Tek dera po qëndronte një zyrtar rus, dhe u kishte thënë punonjësve se askush s’mund të hynte në ndërtesë pa u shoqëruar nga dikur i autoriteteve ruse.
Për këtë situatë, Amnesty nuk ka marrë asnjë arsye e madje asnjë paralajmërim se zyrat do t’iu mbylleshin.
