Botë

Rrëshen, zbulohet magazina me drogë, në pranga 15 persona

02.11.2016 18:37

Një operacion masiv anti-drogë është zhvilluar këtë të mërkurë në qarkun e Lezhës, gjatë të cilit janë ndaluar 15 persona...

Një operacion masiv anti-drogë është zhvilluar këtë të mërkurë në qarkun e Lezhës, gjatë të cilit janë ndaluar 15 persona dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabis sativa.

Lajmin e konfirmojnë burime policore, sipas të cilave operacioni është organizuar nga Drejtoria lokale e Policisë, e mbështetur nga njësitë e RENEA-s dhe FNSH-së.

Sipas burimeve, operacioni është zhvilluar në një godinë që shërbente si magazinë në Rrëshen.

Të 15 personat e arrestuar do t’i nënshtrohen marrjes në pyetje, ndërkohë që për sasinë e narkotikëve të sekuestruar nuk ka ende një të dhënë të saktë.