Botë
Turqi, urdhërarreste për 137 profesorë universitarë
02.11.2016 18:58
Autoritetet në Turqi lëshuan urdhërarreste për 137 profesorëve universitarë, që akuzohen për lidhje me klerikun, Fetullah Gylen...

Autoritetet në Turqi lëshuan urdhërarreste për 137 profesorëve universitarë, që akuzohen për lidhje me klerikun, Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e konsideron organizues për grusht-shtetin e pasuksesshëm të 15 korrikut.
Gjatë ditës tashmë janë arrestuar 31 persona në kuadër të hetimit kundër organizatës terroriste të Gylenit. Aksioni është zbatuar në Ankara dhe në 15 qarqe të tjera të vendit. Sipas televizionit CNN turk, është e mundur që 22 nga të dyshuarit të kenë ikur nga shteti.
Në Turqi deri më tani janë arrestuar mbi 37.000 njerëz në kuadër të hetimit kundër bashkëpunëtorëve të Gylenit. Janë ndërruar apo përkohësisht janë larguar nga detyra 100.000 gjykatës, prokurorë, policë, mësimdhënës dhe nëpunës të tjerë shtetërorë.
