Maqedoni
Shkup, tre adoleshentë helmohen nga pijet energjitike
02.11.2016 19:30
Tre adoleshent nga Shkupi dje janë helmuar nga pijet energjetike të cilën e kanë blerë në kompleksin tregtar ‘Radishani’ në Shkup...

Nga Klinika e Fëmijëve në Qendrën Klinike Nënë Tereza janë lajmëruar në polici se tek to kanë ardhur tre adoleshent, dy të moshës nga 12 dhe një 11 vjeç, të gjithë nga Shkupi, të cilët janë helmuar nga pija energjetike “Simba” të cilën e kanë blerë në kompleksin tregtar ‘Radishani’.
Me veturën e ndihmës së shpejtë, fëmijët janë dërguar në Klinikën e Fëmijëve ku është konstatuar helmimi.
Për ngjarjen janë njoftuar OMD Cair dhe Agjencia për ushqime dhe veterinari.
Policia është duke ndërmarr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
