Cleveland pa rivalë, humbja e parë për San Antonio

02.11.2016 19:43

Skuadra e Cleveland Cavaliers vijon të dominojë në Konferencën e Lindjes, duke korrur suksesun e 4-t në po kaq takime të luajtura, duke mposhtur sot në mëngjes 128-120 Houston...

Irving po bëhet gjithnjë e më shumë lideri i ri, duke realizuar edhe sot 32 pikë, mbështetur nga Love me 24 e James me 19.

Nuk zhgënjeu edhe James Harden për teksanët, që realizoi 41 pikë, por që mbetën për statistikë. Vijon momenti i mirë i Miami, që Miami, që pas kohës shtesë fitoi 108-96 ndaj Sacramento.

Trioja Waiters-Dragic-Johnson realizuan së bashku 67 pikë, duke udhëhequr ekipin nga Florida drejt triumfit. Në Perëndim, vijon dueli “kokë më kokë” mes Golden State dhe San Antonios.

Ky i fundit u mposht 106-91 nga Utah Jazz në shtëpi, humbja e parë sezonale. Hill me 22 pikë ishte më i miri për miqtë, ndërsa 60 pikët e Leonard dhe 21 të Aldridge nuk mjaftuan për të evituar këtë humbje.

Fitorja e tretë radhazi për Golden State, që mposhtu 127-104 Portland, ndeshje e dominuar nga vendasit. Yjet e Warriors dominuan në çdo moment, me Curry që realizoi 28 pikë, Clark 22 e Durant 20.

Humbasin sërish Lakers, që pas fitores ditën e parë pësojnë tri disfata radhazi, këtë herë nga Indiana, me shifrat 115-108. Paul George me 30 pikë ishte më i miri për Indianën, njeriu i fitores.